Brahim Díaz e ka shkruar emrin e tij në faqet e arta të historisë së futbollit evropian. Spanjolli ka shtuar në palmaresin (rekordin) e tij edhe titullin e Serie A, të fituar me Milanin, dhe ka shkruar një rekord të parakohshëm, të paparë më herët.
Ai është bërë lojtari më i ri ndonjëherë, që ka ngritur trofeun e titullit në tri ligat referente, Premier League, La Liga dhe tani në Itali. Spanjolli e nisi sezonin 2017-2018 në Premier League, me një pjesëmarrje që mund të llogaritet si dëshmi: 49 minuta në 5 ndeshje.
Sidoqoftë, kjo i shërbeu për të festuar titullin. Në vitin 2020 kontribuoi për Real Madridin, duke marrë pjesë në 6 ndeshje (130 minuta lojë) dhe shënuar një gol. Në fund të sezonit fitoi titullin me “Los Blancos”.
Këtë sukses të trefishtë e kishin arritur vetëm dy lojtarë të tjerë, Cristiano Ronaldo dhe Danilo. CR7, ashtu si Brahim, e nisi rrugën e tij triumfuese në Angli, te Manchester United. Më vonë, ashtu siç do të bënte lojtari nga Malaga, vazhdoi në Spanjë, te Real Madridi.
Dhe së fundi, po, njëlloj si protagonisti i këtij teksti, ai ngriti titullin me Juventusin. Sidoqoftë, jo kaq shpejt (në moshë kaq të re) sa Diaz. Nga ana tjetër, rrugëtimi i Danilos ishte Real Madrid-Manchester City-Juventus.