Një fushatë e qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në NATO është bërë virale në rrjetet sociale.
Shumë përdorues në Twitter kanë përdoruar hashtagun #KosovoInNATO, kësaj fushate i janë bashkuar edhe shumë fytyra publike dhe emra të njohur të estradës.
Artistë e famshëm si: Dafina Zeqiri, Mozzik, Era Istrefi, Arbnora Ademaj, Korab Shaqiri, Alban Ramosaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e tyre.
“NATO në Kosovë, por ne kemi nevojë që Kosova të jetë në NATO”, ka shkruar Dafina sipër postimit,
Ndërkohë, Alban Ramosaj ndau një postim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilin kërkohej anëtarësimin në NATO.
/abc24.al/