Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Mëshirë s’dua” mban titullin kënga e saj e re, e cila i përket zhanrit të preferuar të Artës – atë të baladës.
Muzika është realizuar nga kompozitori i saj i besuar, vëllai Don Arbas, gjersa për tekstin është kujdesur Arsim Bunjaku.
Foto: Arbasound/YouTube
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në lokacione të ndryshme në Kosovë nga BUG Production.
Arta përndryshe i njoftoi fansat e saj për publikimin e këngës së re, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook – kjo pasi ajo përballet me një problem kibernetik në Instagram.
Llogaria e saj zyrtare në këtë rrjet social e cila numëronte mijëra ndjekës, për momentin qëndron e bllokuar në tentim të këngëtares për ta rikthyer atë.
/abc24.al/