Brighton dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në stadiumin Amex Stadium, me The Gunners që cilësohen si favoritë.
Mikel Arteta do të shpresojë të marrë tri pikë, pas humbjes 3-0 që pësoi në mesjavë nga Manchester City.
Por, në këtë përballje, Arsenali do të jetë pa lojtarët si, Callum Chambers, Pablo Mari, Cedric Soarez, Sokratis, Lucas Torreira dhe Granit Xhaka, që janë të lënduar, ndërsa Mesut Ozil është lënë jashtë shkaku i një vendimi të trajnerit spanjoll, e David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Citizens.
Formacioni startues i Brightonit:
Ryan, Webster, Dunk, Burn, Schelotto, Gross, Mooy, Bissouma, Trossard, Propper, Murray.