Lojtari i Barcelonës, Rafinha Alcantara, është në radarin e skuadrës së Arsenal.
‘Gunners’ do të synojnë të përforcojnë mesfushën e skuadrës, duke shtuar edhe pak kreativitet në mesin e tyre.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Arsenal po interesohen për shërbimet e Rafinha Alcantara.
Rafinha ka luajtur këtë sezon si i huazuar te skuadra e Celta Vigo, duke dhënë disa paraqitje mjaft të mira.
Lojtari mund të bëjë transferim permanent në merkaton e ardhshme, kështu që londinezët po interesohen për kartonin e tij.
Lojtari edhe më parë ka qenë në huazim , kur luante në Serie A, me Inter.
Periudhën më të mirë ai e kishte në kohen e Luis Enrique dhe ‘Emirates’ mund të jetë një mundësi rikthimi për të.