Arrihet marrëveshja për reformën/ Komisionerët nuk depolitizohen, identifikim biometrik 100% dhe reformim të KQZ

0
Gjigandi

Komisionet Zgjedhore deri 2025 do te kontrollohen nga partitë politike. Partitë e mëdha ranë dakord të mbanim administratën zgjedhore sikurse ishte edhe për dy palë zgjedhje. Pas përpjekjes se se fortë amerikane, formula e zgjidhjes erdhi nga europianët.

Komisioni Eurupian iu propozoi paleve nje skeme te re per komisionet zgjedhore, ku kryetari i vetmi me rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga radhët e administratës publike, ndërkohë 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Por kjo formule kishte si kusht aplikimin vetem pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale.
Momentin e fundit mazhoranca i hapi rrugë marrëveshjes duke u tërhequr nga formula e saj për depolitizimin e administratës zgjedhore. Drafti me 12 pika parashikon aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, për aq sa mund te arrihet ndërsa opozita hoqi dorë nga kushti i panegociueshëm i saj për qeveri kujdestare.
KQZ shkrihet dhe krijohet nje organ i ri me tre shkallë ku kryetari zgjidhet me konsensus ndërsa nënkryetari i takon opozitës. Ankimimet zgjedhore mbeten në dorë te Kolegjit me anëtar te votuar ndryshe nga sa kishte kërkuar opozita. / Elda Menga/

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu