Deputeti socialist Taulant Balla reagon për një spekulim që disa media shpërndan pasditen e sotme, në lidhje me një efektiv të arrestuar.
Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me të.
Edhe pse Autoritetet policore në njoftimin e tyre bënin me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, media të caktuara e raportuan ndryshe.
Për këtë, reagoi disa minuta më parë dhe vetë deputeti socialist.
“Mua Zeni.TV vetëm me shton jetën, po kur mendoj boronicat e Gërdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhëndrit dhe SPAKUN që nuk të fal as për një arkë peshk, atëherë them diçka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?
“, shkruan Balla.