Arrestohet hajni i biqikletave në Vushtrri

0
Gjigandi

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 08.07.2020 rreth ores 12:15 ështe raportuar rasti vjedhje e një biqiklete në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

“Hetuesit policor në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, si rezultat i një hetimi intensiv, kanë arritur ta identifikojn dhe ta arrestojn një person të dyshuar për perfshirje në veprën penale ‘’ Vjedhje ’’.

Arrestimi i personit të dyshuar N.M., 18 vjeqar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, ku gjatë intevistimit i dyshuari në fjal ka pranuar që ka kryer edhe disa raste vjedhje të tjera, ku për momentin si dëshmi janë siguruar deri me tani tri biqikleta”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregulltë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu