Arrestohet babai monstër në Kavajë, si abuzoi seksualisht me dy vajzat e mitura

0
224
Gjigandi

Është arrestuar babai monstër në Kavajë, i cili kishte abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar shtetasin F.M., 40-vjeç, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”.

 

“Mua më pëlqen shumë, je shumë e bukur, shumë elegante, mis je. Jeta nuk ka kuptim pa femra. Çdo gjë i ka femra. Je shumë simpatike, je shumë e ëmbël dhe po më pëlqen, e shikon si po lëpihem, dua të të puth. Duhet që në shtrat të jesh një femër tërheqëse, ti po më tërheq mua që këtu. Mish do hyj, mish do dal, por do të bëj unë ty që të kesh ndenja. Të marrë në krah unë ty tani e të çoj në hotel, rrimë në darkë”, thoshte babai monstër, pa e ditur që po filmohet.

Ndërsa, njëra nga vajzat e tij rrëfente mes lotësh se “Dua të bëj një denoncim për babanë tim. Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, edhe ai zhvishet komplet me mijëra herë. Frekuentonte me mua. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Më ka rrahur në maksimum, saqë kam pirë një pako e gjysmë depon dhe kam qenë gjithë natën e ngrirë. Madje, në mëngjes, kur më tha të shkonim te shtëpia sipër, isha komplet e ngrirë. Më kishte shkulur flokët, më kishte rrahur në maksimum”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu