Arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi të

0
Arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi të
Gjigandi

Arben Kupi 53-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim, nga autoritetet.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar  këtë 53-vjeçarin, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftmi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

RonaTyra

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar  këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu