Arrestohen tre shqiptarë në kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen 31 kg marijuhanë

0
Gjigandi

Tre shqiptarë janë ndaluar nga policia greke në kufirin greke-shqiptar, Kostur pasi transportonin lëndë narkotike.

Mediat greke bëjnë me dije se një i mitur në bashkëpunim me dy të tjerë, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49-vjeç nuk i janë bindur policisë duke përplasur dy automjete të policisë duke rrezikuar jetën dhe jetën e efektivëve.

Mësohet se në automjetin e trafikantëve uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuhanë edhe 3 celularë me 5 karta SIM.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu