Arrestohen në flagrancë dy persona, vodhën brenda një makine…

0
Gjigandi

Dy 35-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, brenda një automjeti në Rrugën e Dibrës.

Sipas bluve, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë realizuar vjedhjen. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i Policisë:

Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet, vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit:

RonaTyra

– E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu