Dy persona në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin M.L., dhe 41-vjeçar me inicialet S.Z. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.
Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;
-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.