Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në në vendin e quajtur “Ura e Fanit”, Mirditë se një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lumthi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
B.Gj., 38 vjeç dhe A. L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë dhe punohet për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj. dhe A. L., si dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Gj., i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin E. Gj. dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” për shtetasit B. Gj. dhe A. L.