Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 32 zyrtarëve të policisë për keqpërdorim të detyrës, dhe marrje të ryshfetit.
Ndërsa ka përshëndetur operacionin e SPAK në pikën kuftare të Morinës, kreu i qeverisë shprehet se uron që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë deri sa të fshihet
“çdo njollë që ndot uniformën e policisë”.
“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”
, shkruan Rama.
Aksioni i policisë së shtetit është përshëndetur nga spektri politik vendor.