Mediu takime me senatorin Ted Cruz dhe Kongresmenë amerikanë, në fokus situata në Ballkan

0
Mediu takime me senatorin Ted Cruz dhe Kongresmenë amerikanë, në fokus situata në Ballkan
Gjigandi

Kreu i Partisë Republikane Fatmiu Mediu ka vazhduar takimet ne Kongresin Amerikan me Senatorin Ted Cruz nga Teksas.

Senatori Cruz theksoj se Rusia dhe Kina kanë qëllim rritjen e influencës së tyre në Evropë dhe në botë për t’ia kundërvënë shteteve demokratike, prandaj kërkohet një angazhim më i lartë politik, ushtarak dhe diplomatik në kuadër të NATO-s si dhe me partnerë të tjerë.

Ai vlerësoj angazhimin e kompanive Amerikane për të prurë gaz të lëngshëm në Shqipëri dhe theksoj se Amerika ka të gjithë mundësinë për të garantuar pavarësinë energjitike të Evropës nga Rusia.

Po ashtu, Mediu u takua me Kongresmenin Robert Aderholt bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, Kongresmenin Joe Ëilson të dy bashkë-ideator të forumit për sigurinë në Washington.

Po ashtu i ftuar nga Kongremeni Aderholt mori pjesë në diskutim për situatën në Ukrainë dhe pasojat në Evropë me Kongresmenët Trent Kelly,  Conor Lamb, Augustus Plufger dhe John Mollinar.

RonaTyra

Mediu shpjegoi situatën në Ballkan në mënyrë të veçantë prezencën dhe marrëdhëniet ushtarake, shërbimet e Inteligjencës Ruse në Nish apo bashkërendimi i Moskës me Dodik për tu shkëputur nga Federata e Bosnje Hercegovinës përbëjnë një rrezik potencial për Ballkanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu