Home Kronikë Armë zjarri dhe municione ushtarake në banesë, arrestohet një person në Elbasan

Armë zjarri dhe municione ushtarake në banesë, arrestohet një person në Elbasan

0
Armë zjarri dhe municione ushtarake në banesë, arrestohet një person në Elbasan

Një person është arrestuar në Elbasan pasi në shtëpinë e tij u gjetën një armë zjarri pushkë dhe municione ushtarake.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale H. Z., banues në fshtin Dëshiran në Belsh, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Elbasan, sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin:

H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here