I tërë ekipi i Tyson Furyt merakosej se një çarje e thellë në vetullën e britanikut do të rihapej në meçin e tij kundër Deontay Wilderit, sipas Jacob Duran, njeriut i cili është përgjegjës për parandalimin e asaj ndodhie
Në një meç kundër Otto Wallin vitin e kaluar, Fury ishte detyruar të vazhdonte përkundër një çarje të madhe në vetull; një lëndim i cili rrezikonte të rishfaqjen në rimeçin me Wilderin të cilin britaniku e dominoi bindshëm.
“Të gjithë shqetësoheshin përveç Furyt dhe meje”, tha amerikani Duran.
“I tërë ekipi, përfshirë vëllezërit e tij, u gëzuan që më patën mua në ekip. Ishte gjëja më racionale që ata kanë mundur ta bënin, pra të më sillnin mua. Ekipi i Furyt e kuptoi këtë”, shtoi ai.
“Ia shikova çarjet. Doktori i cili i kishte bërë qepjet kishte bërë punë të jashtëzakonshme. Çarja më e madhe dhe më e rëndësishme? Mezi është vërejtur”, vazhdoi ai.
“I thashë Furyt: ‘Unë jam këtu për mirëmbajtje. Unë përdor akull çdo rund. Puna ime është që t’i të dalësh nga ringu po aq bukurosh sa u fute’. U përpoqa ta krijoja një lidhje si atë e bir sepse, edhe pse këta djelmosha janë si gladiatorë, thellë brenda janë foshnje”, tregoi ai.
Ai e lartësoi edhe Jorge Capetillo, njeriun i cili ia shëroi lëndimet Furyt nga meçi me Wallin vitin e kaluar.
“E dita menjëherë se ishte një çarje shumë e keqe. Njerëzit harrojnë se ishin dy çarje. Më vonë u takova me Jorge. Duke i parë rrethanat, ai e kaloi provën dhe u bë hero”, shtoi ai.