Këngëtarja e re, Arlinda Pervetica pritet që të realizojë disa këngë të reja këtë vit dhe atë në bashkëpunim me producentin e Loredanës, Miksu
Me prejardhje nga Prishtina por me vendbanim në Berlin të Gjermanisë, Arlinda karrierën e ka nisur vitin e kaluar ku kishte bërë emër nëpër rrjetet sociale.
Fillimisht kishte kënduar “cover” në gjuhën shqipe, nga ku filloi që të bëj famë nëpër rrjetet. Një bazë të mirë të fansave që e përkrahin atë e fitoi pikërisht në këtë formë.
Foto: Arlinda/Instagram
Vitin e kaluar ajo realizoi dy këngët e saj të para me tituj “S’ka pas dashni” dhe “Pluma”. Të dy këto këngë janë realizuar nga producent të njohur në Kosovë. Kënga “Pluma” ka më shumë se 231 mijë klikime në youtube kurse “S’ka pas dashni” më shumë se 144 mijë.
Pas suksesit të këtyre këngëve ajo është njoftuar me producentin numër një në Gjermani, Miksu. Kujtojmë se ky producent ishte ai që bëri të famshëm Loredanën.
Kënga “S’ka pas dashni” e Arlindës
Pikërisht me Miksun, Arlinda pritet që ta realizojë një album të tërë. Këngët e para të tij pritet që të lansohen në verë.
Kënga e dytë e Arlindës “Plumba”
Por, ajo nuk ndalet me kaq. Fotografitë e saj në Instagram (@arlindxa) pëlqehen nga qindra e mijëra njerëz, e ku ajo poston gjëra interesante nga udhëtimet e saj, marrja me sportin, pushimet dhe shijet e saj për modën. Kjo verë pritet të këtë kryefjalë emrin e saj.
Të gjitha këngët e Arlindës pritet që të publikohen në Fole Publishing, e cila kompani publikon këngët e Arlindës. /Lapsi.al/
Foto: Arlinda/Instagram