Arjen Robben ka marrë këpucët nga sirtari.
Ikona holandeze e futbollit, Robben, nuk do të qëndrojë në pensionim.
Lojtari holandez po bëhet gati për një aventurë të re, të cilën do ta vazhdojë në futbollin holandez.
Anësori ka nënshkruar kontratë me skuadrën e tij të fëmijërisë, FC Groningen.
Ky rikthim te Groningen bëhet 18 vite pasi Robben linte këtë skuadër, për të bërë një turne të jashtëzakonshëm në futbollin evropian.