Karateisti i shquar nga Kosova, Orges Arifi, me nënshtetësi të Shqipërisë, ka arritur sukses të madh me ekipin e tij, Partizanin e Tiranës.
Arifi me Partizanin u stolisen me titullin e kampionit të Shqipërisë. Ky ishte kampionati i 29-të dhe tejet interesant, që u mbajt në Tiranë.
Një sukses për klubin dhe vet Arifin, ky i fundit ka siguruar vizën për Kampionatin Evropian, ku pretendon medalje.
Partizani i Tiranës
Si e vlerëson këtë titull Arifi?
“Ky titull është mjaft i rëndësishëm për mua pasi e kam siguruar kualifikimin për Kampionat Evropian dhe Lojëra Mesdhetare.
Sfida e radhës dhe gjithashtu më e rëndësishmja është Kampionati Evropian, që mbahet pas tre jave ku pritshmeritë janë shume reale për një nga medaljet, duke marrë parasysh përvojën dhe formën e mirë që jam momentalisht. duke i lënë pas shumë lëndime të rënda që kisha vitin e kaluar”, t
hotë Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.