Barcelona fiton në ‘frymën e fundit’ me Real Betis

0
Barcelona fiton në ‘frymën e fundit’ me Real Betis
Gjigandi

SPANJË- Një ndeshje plot me ankth deri në sekondat e fundit ajo mes Barçës dhe Real Betis.

Në takimin e javës së 35-të të La Liga-s, skuadra katalanase merr suksesin e rëndësishëm me shifrat 2-1. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht do të ishte Barcelona që do të shënonte në minutën e 76′ me Ansu Fati. Ylli i Barcelonës u aktivizua në minutën e 75′.

Gjithsesi, festa zgjati shumë pak, sepse një ish-lojtar si Marc Batra do të realizonte pas tri minutash. Megjithatë, kur takimi po shkonte drejt fundit, Jordi Alba shënoi golin e fitores në minutën e 94′. Barcelona mbetet në vendin e dytë në renditje me 69 pikë, ndërsa Betis mban gjallë ëndrrën Champions me 58 pikë, tri më pak se Atletico Madrid i vendit të katërt, me skuadrën e Simeone-s që do të luajë nesër kundër Real Madrid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu