Klubi i promovuar në elitën e futbollit kosovar, Arbëria nga Lipjani, do ta shijojë për herë të parë Superligën e Kosovës, pasi i është bashkuar elitës së futbollit..
Kjo skuadër tashmë ka planifikuar të organizojë edhe një festë për të gjithë tifozët e tyre, për të festuar inkuadrimin në Superligë dhe këtë sukses historik të klubit.
Ditë më parë kjo skuadër përmes njoftimit kishte ftuar tifozët që ahengun ta bëjnë në njërin nga restorantet në Dobrajë.
Por sot klubi i Arbërisë ka ndryshuar vendimin, pasi që ahengjet janë të ndaluara nga Qeveria e Kosovës si shkak i pandemisë koronavirus.
Ahengu pritet të mbahet në fushën e futbollit “Arbëria”, pra nuk ndryshon asgjë, përveç lokacionit.