Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka arritur të shënojë golin e parë pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.
Skuadra e Reims në këto momente është duke luajtur një miqësore kundër Troyes.
Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 12-të. 25-vjeçari qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet vetëm 6 minuta këtë sezon në Ligën e Francës.
Rikthimi i Zenelit te goli është një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës por edhe për skuadrën e tij.