Lirohet dhe lihet ne masën detyrim paraqitje kreu i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit në Durrës. Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet. Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit. Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.