Ante Rebic e Calhanoglu mjaftojnë, Milani fiton derbin ndaj Romës

0
Gjigandi

Milani ka shënuar fitore përballë Romës në derbin e javës në Serie A.

Përderisa Rossonerët i kanë humbur shpresat reale për një vend në zonën Champions, duket se do ta synojnë atë të Europa Ligës, ku fitorja sot i renditë në pozitën e shtatë, me 42 pikë të tubuara, gjashtë më pak se kundërshtari i sotëm, Roma.

Ante Rebic në minutën e 76′ hapi serinë e golave, teksa e mbylu Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Me këtë humbje, gjallorosët mbesin prapa në luftën për pozitën e katërt, ndërsa topi tani është te Atalanta, që nesër i shkon Udineses në “Dacia”.

RonaTyra

Më poshtë edhe renditja tabelare pas kësaj ndeshjeje, ndërsa kujtojmë se në mbrëmje janë në program edhe tri sosh, Sassuolo – Verona (19:30), Napoli – Spal (19:30) dhe Parma – Inter (21:45).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu