Ankthi në adoleshencë/ Rriten rastet, mjekja: Janë shtuar vizitat, referohen edhe nga shkollat

0
Ankthi në adoleshencë/ Rriten rastet, mjekja: Janë shtuar vizitat, referohen edhe nga shkollat
Gjigandi

Rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se përveç prindërve janë dhe shkollat të cilat referojnë raste të adoleshentëve që shfaqin ankth , pagjumësi apo janë agresive si ndaj njëri-tjetrit ashtu edhe ndaj mësuesve. Numri i vizitave nga pesë në ditë , është dyfishuar në 10 apo 12 raste .

“Dy vite pandemi kanë lënë pasoja edhe në shëndetin mendor të fëmijëve por mjekët fajësojnë më së shumti teknologjinë , qëndrime me orë të zgjatuara në telefon apo I pad”

, tha mjekja psikiatre.

Grupmosha më e prekur janë ata gjashtë deri në 12-13 vjeç, thonë mjeket. Ata këshillojnë që prindërit t’u qëndrojnë më pranë fëmijëve, të bisedojnë me ata .

Por nga ana tjetër nuk duhet të miqësohen shumë përtej limiteve, pasi shpesh u plotësojnë çdo dëshirë duke humbur autoritetin e prindit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu