Trepça’89 ka pësuar humbje të “hidhur” në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta”, skuadra e Shpëtim Idrizit është mposhtur nga Drita me rezultat 0:2.
Pas ndeshjes, trajneri Idrizi tha se në këtë ndeshje, niveli i referimit ishte vendimtar.
“E kemi ditur se kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë si Drita, pavarësisht asaj u munduam dhe krijuam raste. Por, referimi nuk ishte real”, tha fillimisht Idrizi në “SS Kosova.
“Kjo ndikon edhe në nivelin psiqik të lojtarëve. Ndoshta edhe goli i hershëm ndikoi te futbollistët”, vlerësoi ish-futbollisti i mitrovicasve.
“Mendoj se referimi ishte faktor kyç në këtë ndeshje. Na mbetet një punë jashtëzakonisht e vështirë për të bërë në vazhdim. Ne do t’ia arrijmë objektivit që kemi”, shtoi ai.