Ankohen banorët e Çikatovës: Feronikeli na mori pronat pa leje

0
Ankohen banorët e Çikatovës: Feronikeli na mori pronat pa leje
Gjigandi

Feronikelit i kanë dalë disa probleme me tokat, tani kur ishte në prag të disa punimeve në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Banorët e këtij fshati thonë se kjo kompani ua ka marrë pronat e tyre, derisa të mërkurën i kanë rezistuar punimeve të kompanisë.

Këta thonë se nuk kanë marrë asnjë cent në këmbim të pronës së tyre.

Derisa nga kompania Feronikel thonë se në vitin 2006, kur kjo kompani u privatizua, u ble bashkë me pronat.

Ndërsa Komuna e Drenasit nuk ka dhënë asnjë sqarim se si janë bërë këto shpronësime dhe si këto prona private kanë kaluar në pronësi të kompanisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu