Nesër në Kosovë, ftohtë dhe me reshje shiu dhe bore

0
Nesër në Kosovë, ftohtë dhe me reshje shiu dhe bore
Gjigandi

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.

Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme,  mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu