Këtë të premte(15 prill), këngëtarja braziliane, Anitta bëri debutimin e saj në “Coachella” dhe u bë artistja e parë solo nga ky vendi që e arrin këtë.
“Përshëndetje, botë, mirë se erdhe në Brazil. Ky është vendi im”, shkroi Anitta në Instagram pas shfaqjes.
29 -vjeçarja e filloi shfaqjen e saj duke u rrotulluar në një motoçikletë për t’iu bashkuar të ftuarit të saj të parë special, Snoop Dogg , në skenë.
Foto: Getty
Të dy, të cilët kanë qenë miq të ngushtë që kur publikuan këngën e tyre “Onda Diferente” në vitin 2019, performuan së bashku hitin e tyre për të nisur shfaqjen.
Në një moment, Anitta madje e inkurajoi Snoop-in të provonte të bënte lëvizje me të – ai u përpoq, por nuk zgjati shumë, shkruan
“Të dua shumë Snoop Dogg kam kaq shumë respekt dhe mirënjohje. Asnjë fjalë nuk mund ta shpjegojë kurrë. Përjetësisht mirënjohës”, vazhdoi ajo në mbishkrimin e saj në Instagram.
Nga sfondi deri tek ndryshimet e shumta të veshjeve, Anitta rrezatonte energji dhe kulturë braziliane. Për pamjen e saj të parë, ajo kishte veshur një komplet dy pjesësh jeshile, të verdhë dhe të kaltër me çizme të verdha dhe syze dielli (të gjitha ngjyrat e flamurit brazilian).
Foto: Getty Images
Sa i përket skenës, sfondi imitonte fasadën e shtëpive në lagjet e varfra braziliane të njohura si “favelas”.
Sipas postimit të këngëtares “Envolver”, Joe Rohde dhe Kley Tarcitano nga ekipi i saj ishin ata që e bënë të mundur “Favela në skenë”.
Nga telat e lirshme te linjat e veshjeve, skenografia ishte menduar që audienca të ndihej sikur ishte vetë në një favela.
Më vonë gjatë shfaqjes, Anitta performoi hitin e saj të vitit 2022 “Faking Love” me një paraqitje të shkurtër nga Saweetie.
Foto: Getty
Më vonë, ndërsa Anitta ndryshoi në pamjen e saj të dytë një kostum me ngjyra zebra, kërcimtarët e saj vazhduan të sinkronizoheshin duke kërcyer me “Rhythm of the Night”.
Anitta gjithashtu performoi hitin e saj global “Envolver”, fillimisht solo, më pas iu bashkua një kërcimtare për një koreografi të zjarrtë.
Këngëtarja përfundoi setin e saj teksa iu bashkua Diplo, të cilin ajo e përshkruan si “familja e saj përgjithmonë”.
Shfaqja e Anittës në Coachella vjen disa ditë pas publikimit të albumit të saj të ri “Versions of Me”.
Albumi, i cili përfshin “Faking Love” me Saweetie, përfshin gjithashtu më shumë bashkëpunime me artistë duke përfshirë Khalid, Myke Towers dhe Ty Dolla Sign.
Kujtojmë që në vikendin e Coachella, një tjetër artist brazilian del në skenë, Pabllo Vittar. /
abc24.al/