Anëtari i PD vendos në pozitë zv-ministrin: Si do të jetosh me dy mijë lekë në ditë?

0
Gjigandi

Rritja e çmimeve për familjet shqiptare ka sjellë një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është përplasur në debat me zëvendës ministrin e financave, Besart Kadia.

Duke folur për rritjen e çmimeve, Teliti tha se paketa e rezistencës që qeveria vuri në dispozicion pak muaj më parë, ishte vetëm një mijë lekë të vjetra në ditë.

“Një panine kushton 200 lekë (të vjetra), dhe një vezë 280 lekë… kaq mund të vlejë ai me 500 lekë të vjetra”, tha ai ndër të tjera.

Më pas Teliti iu drejtua Kadisë, duke i nxjerrë mbi tryezë 2 mijë lekë të vjetra, e duke “e sfiduar” nëse një familje me katër anëtarë mund të jetonte me kaq para në ditë.

Pjesë nga debati:

RonaTyra

Teliti: Të sfidoj, katër veta ti në familje katër dhe unë, ja 2 mijë lëkë të vjetra

Kadia: Nuk dalin

-Atëherë cila është detyra e qeverisë? Që me ato mundësi që ka…

-As 10 mijë lekë të vjetra s’dalin, ça po thua tani se s’të marr vesh? ça ma nxjerr atë 2 mijë lekshin në televizion

-Mos e ngri zërin

-O Dorian as 10 mijë lekë s’dalin ça po thua

-Ju si qeveri çfarë keni menduar të bëni?

-Politika 2 mijë lekëshe do bësh?

-Po ju po bëni politikë 1 mijë lekëshi…Po cili është plani juaj? Sa ishte paketa 1 mijë lekë në ditë

-A ka mundësi të komunikosh

-A ka mundësi të përgjigjesh? Kur paska para për prokurim të drejtpërdrejtë pa garë, 15 mln euro për një mirëmbajtje rrugë, kur paska para për t’u dhënë për koncensione, pse nuk paska disa qindarka për të ndihmuara qytetarët

-2 qind lekë është e vështirë të jetosh kur rriten çmimet, se di pse duhet të bërtasësh kur unë e thash i pari… është një fenomen që nuk dihet kur mbaron…

-Ky  mijë lekëshi këtu në qindra mijëra shqiptar është leku i vetëm që kanë në xhep

-Mos bërtit sikur po thua diçka, qetësohu se po të kap entuziazmi politik, ose u eksitove nga 2 mijë lekëshi që ke në dorë

-Qetësohu dhe mbaj nivelin e bisedës, mos e ul nivelin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu