ANEB kërkon që Irani të lejojë inspektimin e dy lokacioneve për material bërthamor

0
Gjigandi

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) edhe njëherë i ka bërë thirrje Iranit, që të lejojë inspektorët të vizitojnë vendet, ku besohet se Irani ka të ruajtura ose përdor materiale bërthamore, që nuk janë të deklaruara.

Drejtori i Agjencisë për Energji Bërthamore, Mariano Grossi u tha gazetarëve në Vjenë, se për më shumë se katër muaj, Irani ia ka pamundësuar qasjen kësaj agjencia në dy lokacione, dhe pothuajse që një vit “nuk është përfshirë në diskutime substanciale që të sqarojë pyetjet tona, lidhur me materiale potencialisht të padeklaruara bërthamore apo për aktivitete bërthamore”.
Ai i bëri thirrje Iranit që të bashkëpunojë dhe tha se këtë kërkesë ua ka adresuar edhe zyrtarëve të lartë iranian. Sipas Iranit, agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore nuk ka bazë ligjore që të inspektojë këto dy vende për aktivitet bërthamor.
Vendet Perëndimore vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me pengesat që krijon Irani që inspektorët të vizitojnë vendet bërthamore. Posaçërisht, Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft kritike për këtë çështje. Uashingtoni në mënyrë të njëanshme para dy vjetësh u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore./REL

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu