Analiza e ish-ministrit/ Manjani: Unifikim i veprimeve dhe këmbët në tokë të Ilir Metës, domosdoshmëri politike

0
Gjigandi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duket se nuk po i ndal komentet për opozitën dhe detyrat kryesore të saj.

Manjani në një analizë të situatës në të cilën ndodhet politika shqiptare, ka ngritur alarmin sot se opozita nuk ka asnjë gjë në terezi. Manjani nuk ka lënë jashtë vëmendjes as kryetarin e Partisë së Lirisë  sipas avokatit, Meta nuk ka dalë ende nga presidenca për të kuptuar realisht rolin që ka tashmë në politikë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shprehet se nëse opozita vazhdon të jetë e njëjtë deri në shtator, ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, qeveria grabitëse do të vjedhë lirisht. Ai shton se përqëndrimi i politikës vetëm tek Berisha dhe Meta janë gjithashtu në favor të qeverisë grabitëse.

“Gusht është ende por nëse shtatori e zë opozitën politike kështu si sot, nuk kemi gjë në terezi.
Reagimet në plane të kithëta, ose shkurt njëri i bie gozhës e tjetri patkoit, janë të gjitha në favor të qeverisë së grabitjes. Edhe gjuha kërcënuese e ultimative është në favor të qeverisë grabitëse.
Mungesa e ideve alternative e mbi të gjitha përqëndrimi i politikës vetëm tek Berisha dhe Meta është gjithashtu në favor të qeverisë grabitëse.
Berisha harxhon ende kohë publike e merret me nongratëllëqet e sajuara ndaj tij. Meta ende nuk ka dalë nga presidenca, që të ulet me këmbë në tokë e të kuptojë se reagimi i koordinuar është domosdoshmëri.
Ekipet opozitare janë askund. Ide alternative jo e jo… Rama mjeshtrisht i hedh benzinë zjarrit përvëlues që përçan opozitën dhe konfuzon reagimin opozitar.
Sa më shumë të flitet me gjuhë dhune, urrejtje e fjalor lacash në publik kundër, vetëm e forcon qeverinë, që vetëm grabit qetësisht e me shumicë mbështetëse… Meta, në mënyrë të veçantë duhet ta kuptojë këtë gjë…
Pra njerëzit e shohin që qeverisen nga grabitës, por shohin se s’ka gjë në anën tjetër dhe kjo është frustruese. Pa shpresë..! Bashkim, reagimi i koordinuar, alternativat dhe ekipet janë shpëtimi jo thjesht i opozitës, por i demokracisë. Hë për hë s’kemi gjë në terezi!!! Dhe më në fund një këshillë kam për drejtuesit e opozitës: Lexojini mirë sondazhet e këtij viti që ka bërë Barometri në EURONEWS.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu