Nje gote vere dhe cigare, me ke darkoi Albin Kurti pas takimit me Edi Ramen – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pas takimit që zgjati disa orë me radhë me kryeministrin Rama, kreu i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur në një takim gazetarë dhe analistë të mediave në Shqipëri. Kurti ka zgjedhur që të ulet në një nga lokalet e Tiranës me analistët Armand Shkullaku, Andi Bushati, Fatos Lubonja e Andi Bejtja nga Shqipëria e Arbër Zaimi, Liburn Aliu e Boiken Abazi të stafit të vet, ku duket se kanë diskuatuar mbi atë çka e pret Kosovën me qeverinë e re. Në foton e postuar nga vetë të pranishmit në tryezë shihet se ata e kanë shkelur paksa ligjin, pasi kanë konsumuar cigare, pavarësisht se nuk lejohet në ambientet e brendshme. Po me siguri që në nivele të tilla diskutimesh, edhe pronarët e lokaleve e mbajnë një sy të mbyllur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu