Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, prej muajsh ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Duket se pritjes tashmë i erdhi fundi dhe artistja këtë javë rikthehet me këngë të re.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
E njëjta ka zbuluar se projekti “Për dashni” do të lansohet ditën e premte (6 maj).
“Për dashni të premten 06/05/2022. Kënga e re”, ka shkruar ajo.
Në paralajmërimin e prurjes së re, bukuroshja nga Peja duket mahnitshme në një fustan të zi.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe fansat e Anës duket se mezi për këtë këngë.
/abc24.al/