Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët, për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.
Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në.
Shërbimi do të bëhet pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi.
Lista do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët.