Alimadhi habit me shqetësimin e tij në Kuvend: S’kam ku të parkoj makinën…

0
Gjigandi

Deputeti Adriatik Alimadhi, ndryshe nga deputetët e tjerë të cilët po diskutonin rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të miratohen, ka pasur një tjetër shqetësim.

Ai është ankuar se nuk ka ku të parkojë makinën e tij. Ndërkohë sapo ai ka marrë fjalën për të shprehur këtë shqetësim, ka ndërhyrë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se ky nuk është një shqetësim që mund të parashtrohet në foltore.
Pjesë nga debati:
Gramoz Ruçi: Është pak pakuptim që të flasim në foltoren e Kuvendit për parkimin e makinave…
Alimadhi: Ky është problemi që duhet të flas.
Gramoz Ruçi: Mor zotëri nuk mund të flasësh këtu se s’ke ku të parkosh ti makinë…
Alimadhi: Ju keni vendosur si konferencë kryetarësh në rend të ditës ndryshimet për Kodin Zgjedhor. Pse e keni kaluar sot në rendin e ditës? Në 30 vite Shqipëria vuan nga mos-respektimi i Kushtetutës. Mbi ç’bazë e krijuat Këshillin Politik? Ju nuk respektoni asnjë akt të dobishëm të këtij vendi. Si mundet që të votojë ndryshimet deputeti sot që vijnë nga Këshilli Politik.
Gramoz Ruçi: Ju sqaroj se… nisma që është futur sot në rend të ditës është nga 6 deputetë dhe është kushtetuese. S’keni të drejtë me pretendimin. Është futur në rend të ditës me konsesus të plotë nga konferenca e kryetarëve.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu