Alergjike ndaj arrave, nusja vdes nga shoku anafilaktik ditën e dasmës!

0
Gjigandi

Duhet të ishte dita e saj më e bukur, por u kthye në një tragjedi. Alexandra Erokhova sapo kishte kurorëzuar me martesë historinë e saj të dashurisë në Moskë, dhe gjithçka dukej perfekte për të.

Nusja 25-vjeçare u afrua të provonte disa ëmbëlsira në banketin e shtruar në restorantin e luksit Parco Caricyno, kur nisi të ndihej keq. Pavarësisht ndihmës se shpejtë, Alexandra nuk arriti të shpëtonte: vajza vdiq në ditën e saj të dasmës nga shoku anafilaktik.
Organizatorët e festës ishin në dijeni të alergjisë së tmerrshme të saj ndaj arrave, dhe e kishin përzgjedhur menunë me shumë kujdes. Por me ëmbëlsirat ishte bërë një gabim që rezultoi fatal: në disa prej tyre kishte pasur copëza arrash. Me të provuar këto ëmbëlsira, 25 vjeçare nisi të mbytej dhe humbi ndjenjat.
Në fillim të afërmit dhe të ftuarit në festë nxituan t`i jepnin ndihmën e parë, e më pas edhe ekipet para mjekësore që mbërritën me shpejtësi në vendngjarje u përpoqën për rreth një orë ta sillnin në vete, por pa sukses. Një hetim ka nisur menjëherë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu