Veprimet e Bales bëhen virale në rrjetet sociale

0
Gjigandi

Gareth Bale ka rrezikuar një përçarje më të madhe me tifozët e Real Madridit, pasi e ka bërë gjestin e ‘dylbive’ nga banka rezervë gjatë ndeshjes kundër Granadas.

Me fitoren prej 2-1, Los Blancos i janë afruar shumë titullit të La Ligas këtë sezon, që do të ishte i dyti për uellsianin gjatë qëndrimit shtatëvjeçar te klubi madrilen.

Megjithatë, anësori ka nxitur reagime të tjera me gjestet e të hënës mbrëma, që vijnë pas kritikave që i kishte marrë në sfidën e të premtes kundër Deportivo Alavesit, kur ishte shtirur kinse po flinte me fytyrën e mbuluar me maskë, derisa në fund të takimit kishte dhuruar një buzëqeshje ironike.

Meqenëse nuk u inkuadrua në lojë nga Zinedine Zidane, Bale u kujdes që të tërhiqte vëmendjen nga banka rezervë.

Ai ka startuar në vetëm 12 ndeshje këtë sezon, ndërsa nuk ka luajtur aspak në katër takimet e fundit. Paraqitja ndaj Mallorcas më 24 qershor ka qenë e fundit për 30-vjeçarin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu