Akuzohet për abuzim seksual, dënohet me 30 vite burg këngëtari i famshëm (Emri)

0
Gjigandi

Këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vite burg, pasi akuzohet për abuzim seksual.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kelly përdorte statusin e tij si i famshëm për të abuzuar seksualisht me  gratë dhe fëmijët. Mësohet se këngëtari i famshëm përdorte seksin si armë, duke i detyruar viktimat e tij të bënin gjëra të papërshkrueshme, si dhe duke i infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Një grua e identifikuar vetëm si Angela e quajti këngëtarin një Pied Piper, i cili rritej në ligësi me çdo viktimë të re, ndërsa të tjera dëshmuan se ai kishte thyer shpirtrat e tyre. “Fjalë për fjalë do të doja të vdisja për shkak të asaj se si më bëre të ndihesha”, tha njëra prej viktimave të tij.

Kelly nuk pranoi të bënte një deklaratë të tijën dhe nuk reagoi teksa u dha vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu