Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 persona në Tiranë

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi.”

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi me inicialet Th. S., banues po në kryeqytet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

RonaTyra

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Vihen në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– Th. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu