Akuzat e Kryemadhit për inceneratorët/ Veliaj: LSI e ka pasur në dorë Tiranën por nuk bëri asgjë

0
16
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj akuzave të kryetares së LSI Monika Kryemadhi për inceneratorët, teksa tha se janë muhabete që ajo i ka brenda në familje dhe se deklaratat e saj, nuk përbëjnë asnjë interes publik.

Gjithashtu Veliaj tha se LSI e ka pasur në dorë Tiranën, në kohën kur drejtoheshe nga Lulzim Basha, dhe nuk bëri asgjë.

“Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik.

Pse politizohen disa projekte?

Sepse njerëz si zonja që përmendët dhe partia e saj private, e kanë pasur në dorë Tiranën. Edhe Basha ishte bashkë me LSI. Ata kanë pasur në dorë të drejtojnë Tiranën, por nuk bënë asgjë. Projekti i Astir është pjesë e Unazës së Madhe, projekt që një segment ka qenë që në kohë të Olldashit, një pjesë më vonë, dhe tani duhet të vazhdojë puna. Ne nuk mund të presim që ata të kthehen në pushtet, ata mund të mos kthehen kurrë. Në kohën e tyre kafshët në Kopshtin Zoologjik nuk ekzistonin fare. Fakti që sot diskutojnë sa dhëmbë ka tigri gjysh e tigri nip, do të thotë se Tirana i ka punët mirë, kur dështakët merren me dhëmbët e qimet e tigrit. Kultura kur bllokohen cdo gjë duhet të marrë fund. Të bërit bllokim non-stop është një traditë shumë e shëmtuar që e kemi prej viteve 90. Nëse ata kanë një alternativë më të mirë, do duhet të vinë të na e thonë, por jo duke bllokuar punën. Unë besoj se votën në finale e japin qytetarët. Besoj që në zgjedhjet e ardhshme lokale të bëhet një pakt, që të mos diskutohet si të bllokojmë njëri-tjetrin, por si të ecim përpara”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu