Akuzat e Dramollit

0
Gjigandi

Pas prononcimit të gardianit Kostandin Dramolli për “Panorama Sport”, i cili deklaroi se trajneri i portierëve të Pogradecit, Anesti Lipo, e kishte akuzuar për shitje ndeshjesh, i menjëhershëm ka qenë reagimi i 45-vjeçarit, i cili hedh poshtë akuzat ndaj Dramollit, teksa në një reagim për gazetën shprehet se portieri i huazuar nga Bylisi, po bën famë duke u viktimizuar. Sipas tij, ish-portieri i Pogradecit bëri një gabim fatal që penalizoi skuadrën.

“Së pari duhet të sqaroj se marrëdhëniet me presidentët, jo vetëm të Bylisit, por edhe të ekipeve të tjera janë mjaft të mira. Duke marrë shkas nga intervista e ish-portierit të Pogradecit vendosa të reagoja.

Kur ka qenë pjesë e ekipit tonë është trajnuar si portier i parë dhe i janë dhënë meritat. U bë mjaft e madhe çështja e akuzimit për shitjen e ndeshjes, Dramolli nuk është akuzuar, i është kërkuar llogari, pasi nësë shihni pozicionin e tij në momentin e golit ishte një gabim fatal, nuk ishte i aftë të mbronte zonën e vet, por qëndroi pas murit me tre lojtarët e tjerë duke e lënë pjesën tjetër bosh. Mjaft bëri famë duke u viktimizuar për shitje ndeshje, askush nga ne nuk e akuzoi.

Nuk po dëmton reputacionin tonë për të tijen. Le t’i japim fund njëherë e mirë kësaj historie! Gabimi ishte i tij, penalizoi skuadrën dhe kolegët e tij, por mjaft me keto akuzime që hedh mbi ne. E pastë rrugën e hapur kudo që të shkojë”, u shpreh Anesti Lipo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu