Akuza për korrupsion/ Padia e deputetit Spaho për komisionerët në zgjedhjet e 25 prillit kalon në Gjykatën e Lartë

0
Gjigandi

Padia e deputetit të PD, Edmond Spahos në lidhje me komisionerët e zgjedhjeve të 25 prillit është dërguar në Gjykatën e Lartë.

Spaho në kallëzimin e tij, apelonte për korrupsion zgjedhor, ku çështjen e dërgoi deri në SPAK.

Pas hetimeve, SPAK doli në përfundim se nuk kemi të bëjmë me korrupsion, e duke mos provuar ketë vepër shpalli mos kompetencën për kallëzimin e deputetit, duke e rikthyer sërish dosjen në Korçë. Por tashmë çështja pritet t’i kalojë në dorë Gjykatës së Lartë, e cila pritet të japë edhe verdiktin final. Gjykata e Korçës ka kërkuar nga Gjykata e Larte që të jetë SPAK të hetojë këtë çështje, pasi pretendimet e ngritura janë për korrupsion.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu