Akuza

0
Gjigandi

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka treguar se mund të shesë klubin e tij e të rikthehet sërish në Angli. Ai tregon se ka gabuar shumë këtë sezon dhe një prej gabimeve ishte që i besoi Mario Balotellit.

“Ky nuk është më futbolli im dhe nuk ka më të ardhme. Të jesh një president është bërë e pamundur. Nuk mund të pranoj të njëjtën sjellje si në kohët e Moggit. Është si të luash në një tavolinë pokeri që kundërshtari yt fsheh letrat në mëngë dhe përdor para fallco.

“Nuk më intereson dhe nëse kthehemi të luajmë, të bëjnë çfarë të duan. Është e turpshme që Itali pret çfarë vendos UEFA dhe Gjermania dhe ne vetëm shohim. Kam ca para mënjanë dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë do të kthehem në Angli.

“Kam investuar në fusha, stadium, dyqane dhe elemente të tjerë, por kam bërë disa gabime amatore.

Kam marrë 2-3 vendime të gabuara gjatë sezonit. Balotelli? E doja, por ai e provoi se është shumë fëminor në sjelljen jashtë fushe. Nuk po biem në Serie B prej Marios, pasi nëse një fëmijë gabon është faji i prindërve, ne nuk u morëm mirë me të”, – tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu