Aksidenti te Ura e Mbrostarit në Fier, policia kërkime në lumin Seman

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ose në orët e para të mëngjesit në Fier, te Ura e Mbrostarit. Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm hekurat e urës të shkatërruar dhe gjurmë të një aksidenti. Por nuk dihet nëse pas përplasjes mjeti është larguar apo ka rënë në ujërat e lumit Seman.

Targat e një automjeti janë gjetur në vend, teksa pas verifikimit ka rezultuar makinë e marrë me qira.

Nuk ende gjurmë të tjera, teksa policia po kryen kontrolle në zonë. Ujërat e lumit Seman në këtë zonë janë relativisht të thella, por forca e rrjedhës nuk është e tillë sa për të larguar një automjet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu