Makina përplas këmbësorin, humb jetën 60-vjeçari

0
Gjigandi

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet. Një 60-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër rrugës pa përdorur mbikalimin dhe për pasojë u përplas për vdekje nga një makinë. Drejtuesja e mjetit që përplasi 60-vjeçarin është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu