Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Muzakajt”, në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, automjeti tip “Benz”, me drejtues A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili po kalonte rrugën. 60-vjeçari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën “Muzakajt”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.