Aksidenti në Korçë, policia: ‘Benzi’ përplas këmbësorin, 60-vjeçari dërgohet në spital

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Muzakajt”, në Korçë.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, automjeti tip “Benz”, me drejtues A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili po kalonte rrugën. 60-vjeçari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën “Muzakajt”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

RonaTyra

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu